Shtylla elektrike iu bie mbi shtëpi, banorët në “Veternik” në alarm [video]

9 Shkurt 2017 - 21:39      

Banorët e lagjes “Veternik” në kryeqytet ndihen të rrezikuar nga vjetërsia e shtyllave elektrike dhe rrjetit të vjetër.

Dy ditë më parë, nga fryma e madhe, një shtyllë elektrike ra mbi shtëpinë e një familjeje.

Zyrafete Pacolli thotë se fatmirësisht kanë shpëtuar nga më e keqja, duke shtuar se menjëherë i ka njoftuar zyrtarët e KEDS-it, raporton Kohavision.

Përveç se ka mbetur pa energji elektrike, ajo thotë se KEDS-i nuk ka dashur të dëgjojë për këtë problem, derisa janë detyruar vetë të bëjnë zgjidhje.

Të rrezikuar nga këto shtylla ndihen edhe banorët tjerë, të cilët thonë se askush nuk ka ndërmarrë asgjë për t’i ndërruar shtyllat.

Sipas banorëve, edhe telat e tensionit të lartë janë të vendosur shumë ulët. Por zyrtarë të KEDS-it thonë se nuk ishin në dijeni për këtë problem, përcjell Koha.net. Me probleme të ngjashme ballafaqohen edhe banorë të lagjeve të tjera të kryeqytetit.


Shtylla elektrike iu bie mbi shtëpi, banorët në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...