Ahmeti kallëzim penal për ish-drejtorin e Arsimit të Prishtinës

8 Shkurt 2017 - 10:36      

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është në përgatitje të një kallëzimi penal ndaj një ish drejtori të Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Sipas Ahmetit, ai kishte punësuar pa konkurs në 4 shkolla të Prishtinës 4 vajzat e vëllait të tij, ndërsa bashkëshorten thotë ta ketë emëruar drejtoreshë të një shkolle në kryeqytet.

“Mos të çuditemi për PISA. Pa u ballafaquar me këto fakte dhe pa i adresuar ato nuk ka përparim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Para disa jave, komuna e Prishtinës ka bërë kallëzim penal ndaj njërit prej ish drejtorëve të arsimit për shkak të 100 punësimeve pa konkurs.

Ai nuk ka saktësuar se për cilët ish-drejtorë bëhet fjalë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...