Ahmeti thotë se Agim Gashi kërcënoi mësuesin që mori pjesë në tubim të VV-së

4 Shkurt 2017 - 12:43      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka postuar në profilin e tij një sms, të cilin pretendon se një mësuesi që mori pjesë në një tubim me Vetëvendosjen ia dërgoi Agim Gashi i LDK-së.

“Para disa ditëve, Albin Kurti dhe Hysen Durmishin kanë mbajtur një tubim në Mramor. Nga ky tubim me qytetarë janë publikuar disa foto të qytetarëve prezentë. Një ditë më pas, Agim Gashi, asambleist ne komunë dhe udhëheqës i grupit të LDK e njëherësh edhe këshilltar i Skënder Hysenit i dërgon mesazhe njerëzve që kanë qenë në tubim”, ka thënë Ahmeti, teksa ka fshirë një pjesë të numrit, siç ka thënë për të mos i dërguar njerëzit sms-e.

“A me kërcënime të buta po mundohen me i mbajt njerëzit në parti? Nuk po guxokan njerëzit me ardh në tubime të VV sepse këshilltari i Ministrit po i kërcënon? Me bukën e moçme, po vazhdon me kokëfortësi”, ka pyetur Ahmeti.

SMS-i është shkruar më 22 janar. U publikua sot, kur në mes të drejtuesve të Komunës dhe anëtarëve të LDK-së kanë plasur akuza të ndërsjella për keqpërdorime në arsim.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...