LDK: Vazhdojnë spastrimet në institucionet edukativo-arsimore të Prishtinës

4 Shkurt 2017 - 09:44      

Qeveria e Komunës së Prishtinës dhe kryetari i saj nuk ua kanë vazhduar mandatin drejtoreshave të institucioneve parashkollore të Komunës së Prishtinës me përjashtim të drejtoreshës së IP “Dielli” në Kodrën e Diellit, bashkëshorti i së cilës është familjar i Qëndron Kastratit - shef i grupit të asambleistëve të VV-ës në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Kështu thotë Agim Gashi shef i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, në një komunikatë për media.

“Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ia përkujton kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, se dikur ai zotohej se do të luftojë nepotizmin dhe do të bëjë departizimin e institucioneve edukativo – arsimore, por sot po ndodh e kundërta. Pra, rreth 95% e të përzgjedhurve deri më sot janë anëtarë dhe militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, ose të afërm të tyre”, thotë Gashi.

“LDK vlerëson se kështu ndodhi edhe me drejtoreshat e IP-ve, të cilave, përkundër përvojës së gjatë dhe cilësisë së lartë profesionale në fushën e arsimit, nuk u ofruan, së paku, nga një vend pune, për të cilën gjë rrergullativa ligjore e obligon DKA-në dhe Komunën dhe përzgjodhi kuadro të besueshme të VV-ës dhe të afërme të strukturave të VV-së”, thuhet më tej aty.

Grupi parlamentar i LDK-ës dëshiron të njoftojë opinionin se politikat diskriminuese kadrovike që po ndjek Shpend Ahmeti kanë instaluar metodologjinë e eliminimit duke e keqpërdorur instrumentin e konkursit dhe duke bërë vazhdimisht shkelje procedurale gjatë përzgjedhjeve kadrovike për të cilën gjë ka konstatuar edhe auditori i jashtëm në Raportin e Auditorit për vitin 2015. E njëjta metodologji është zbatuar edhe gjatë vitit 2016.

Ky reagim vjen një ditë pas lajmit se Komuna e Prishtinës ka ngritur Kallëzim Penal në Prokurori ndaj Halim Halimi, ish-drejtorit të arsimit në kohën e drejtimit të Komunës nga ana e Isa Mustafës, për keqpërdorim të detyrës. Vetë Halimi i tha KTV-së dje se do të paditë Komunën për keqpërdorime në arsim.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...