Ndotja e ajrit rrit numrin e të sëmurëve nga organet e frymëmarrjes

3 Shkurt 2017 - 09:31      

Ndërkohë që Ministria e Mjedisit dhe Komuna e Prishtinës ia hedhin përgjegjësinë për ndotjen e ajrit njëra-tjetrës, statistikat flasin për rritje të numrit të të prekurve nga sëmundjet e frymëmarrjes, shkruan sot Koha Ditore.

Për 25 për qind është rritur numri i pacientëve të sëmurë nga sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe mushkërive në vitin e kaluar, krahasuar me një vit më parë, e të cilët janë hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë.

“Njëri ndër shkaktarët e rritjes së këtij numri të të sëmurëve, dhe përkeqësimit të simptomave tek pacientët kronikë, patjetër që është edhe ajri i ndotur”, ka thënë drejtoresha e kësaj Klinike, Ilirjana Raça- Bunjaku.
(Tekstine plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...