Të verbërve në Prishtinë u mundësohet të konkurrojnë për projekte kulturore

1 Shkurt 2017 - 12:35      

Drejtori i Kulturës i Komunës së Prishtinës, Besart Vllahinja vizitoi sot Shoqatën Ndërkomunale te të Verbërve në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që përfaqësuesve të shoqatës t`i shpalos iniciativën që Drejtoria e Kulturës ka marrë lidhur me shkrimin e formularëve dhe thirrjes për aplikim për subvencione në fushat e ndryshme të kulturës në alfabetin e Brajit, transmeton Koha.net.

Drejtori Vllahinja u tha përfaqësuesve të shoqatës që kjo iniciativë synon përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe zbatueshmërinë e ligjit për personat e verbër. Ai shtoi se përmes dokumenteve të shkruara në alfabetin e Brajit personat e kësaj kategorie të shoqërisë do ta ruajnë dhe mësojnë praktikën e leximit në Braj. Kjo njëherazi shënon edhe fillimin e fushatës për sensibilizimin e komunitetit dhe institucioneve.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Ujup Reçica çmoi lart iniciativën dhe përkrahjen e përgjithshme të Drejtorisë së Kulturës për personat e verbër të Komunës se Prishtinës. Ai tha se përmes këtyre dokumenteve si shoqatë do të jemi të barabartë me pjesën e tjetër të shoqërisë dhe do të mund të aplikojmë për realizmin dhe implementimin e projekteve të ndryshme për të cilat ka hapur thirrje publike Drejtoria Komunale e Kulturës.

Drejtori Vllahinja tha se kjo është faza e informimit dhe shumë shpejt Drejtoria e Kulturës do t`i ketë të gjithë dokumentet e shkruara në alfabetin e Brajit.

Në mënyre simbolike drejtori Vllahinja u dorëzoi pesë kopje të formularit për aplikim dhe nga një kopje aplikime për: arte vizuale, botim, festivale, film, manifestime dhe organizime, muzikë, teatër, sport dhe për projekte rinore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...