Foto: Koha

Komuna e dërgon në Gjykatë anulimin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave

9 Janar 2017 - 08:45      

Komuna e Prishtinës e ka dërguar në Gjykatë vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHC), sipas të cilit qeverisja komunale obligohet që t’i anulojë procedurat e rekrutimit të zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në disa shkolla fillore dhe të mesme të kryeqytetit.

Fjala është për konkursin për zgjedhjen e udhëheqësve të shkollave të ndryshme të Prishtinës, i cili është shpallur në verë të vitit që shkoi, pasi që drejtuesve të deriatëhershëm u kishte skaduar mandati katërvjeçar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Institucionet e arsimit parauniversitar mund të udhëhiqen nga të njëjtët drejtorë dhe zëvendësdrejtorë, kanë të drejtë të mbajnë mandate të kufizuara, ndërsa një mandat është katërvjeçar.

(Më shumë lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...