Foto: Koha

Rrezikohen afro 2 mijë nxënës nga materiali kancerogjen - asbesti

24 Tetor 2016 - 08:46      

Mosinteresimi i komunarëve të Pejës për projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve, ka lenë gjallë rrezikun për nxënës nga materiali kancerogjen, azbesti që u rrinë mbi kokë në çatinë e shkollës fillore më të madhe në këtë komunë, që ka 1 mijë e 800 nxënës.

Prej që është ndërtuar ajo shkollë dhe ka hapur dyert për nxënës në shtatorin e vitit 1978, mbi kulmin e “Xhemajl Kadës” në Pejë, gjenden pllakat mbi çati nga azbesti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa, nga pushteti i paraluftës nuk është prit që të mendohet shumë për shëndetin e fëmijëve, një mosinteresim i njëjtë nuk është pritur edhe nga qeveritarët lokale të pasluftës në Pejë e as të nivelit qendror.

Drejtues të kësaj shkolle vazhdimisht kanë kërkuar që shkollës t’i ndërrohet çatia dhe të mbulohet me materiale të tjera të parrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Kohët e fundit këto kërkesa janë shpeshtuar për dallim nga vitet e kaluar edhe për shkak të vjetërsisë se kulmit.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...