Të dielën nis DAM Festivali

26 Mars 2011 - 16:59      

Festivali ndërkombëtar i muzikantëve të rinj – DAM Festivali i Prishtinës, i cili mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen financiare të sponsorit gjeneral “Banka Ekonomike”, nis rrugëtimin nesër për të vazhduar deri më 9 prill.
Në kuadër të edicionit të gjashtë të

Prishtinë, 26 mars -  Festivali ndërkombëtar i muzikantëve të rinj – DAM Festivali i Prishtinës, i cili mbahet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen financiare të sponsorit gjeneral “Banka Ekonomike”, nis rrugëtimin nesër për të vazhduar deri më 9 prill.
Në kuadër të edicionit të gjashtë të DAM Festivalit mbi 30 muzikantë nga vende të ndryshme të botës do të përformojnë në Prishtinë, në mesin e tyre edhe emra të njohur të muzikës botërore, si dirigjenti britanik Alexander Prior, pianistja kineze Wu Qian, pianisti italian Maurizio Mastrini, sopranja turke Pervin Chakar, etj, raporton KosovaLive.
Drejtori i këtij festivali, Dardan Selimaj, ditë më parë në një konferencë për media, ka thënë se këtë vit DAM Festivali është zgjeruar më shumë se herëve të tjera, pasi “kemi kemi marrë guximin që të ftojmë edhe emra të cilët posaçërisht muajt e fundit kanë tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha dhe me ndikim në botë, dhe ata do të vijnë të prezantojnë projektet e tyre me të cilat e kanë provokuar gjithë kritikën e muzikës klasike në botë”.
Selimaj ka bërë të ditur se ky edicion do të jetë më ndryshe ngase do të prezantohen personalitete të ndryshme që mahnitën botën në muzikën bashkëkohore.
“Këtë herë takohemi me një paketë joshëse dhe tejet të fuqishme për faktin se emra të rëndësishëm të muzikës klasike vijnë në Prishtinë. Këtë edicion e quaj joshës, sepse personalitete që mahnitën botën me gjetjet e tyre në muzikën bashkëkohore prezantohen
në DAM Festivalin e Prishtinës”, ka theksuar ai.
Sipas Selimajt, edicioni i sivjetëm do të nisë të dielën në orën 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë me koncertin e Filarmonisë së Kosovës dhe këtë herë do të dirigjohet nga dirigjenti i ri 18 vjeçar, por që ka një karrierë të suksesshme, Alexander Prior.
Ai ka bërë të ditur se se një mbrëmje e festivalit është rezervuar për pianistin italian Maurizio Mastrini, i cili ka shpikur një formë të re të interpretimit të veprave të muzikës klasike nga fundi në fillim.
Anëtari i Bordit të DAM Festivalit, Riad Ymeri, ka shpalosur më shumë detaje sa i përket programit të muzikantëve vokalë, pasi ky festival gjithmonë i jep rëndësi dhe hapësirë të veçantë këndimit vokal operistik. Ndër koncertet më të veçanta do të jetë edhe pjesëmarrja e sopranos Pervin Chakar, e cila, megjithëse e re në moshë, ka një karrierë të bujshme.
Selimaj dhe Ymeri gjithashtu kanë theksuar se pjesë e rëndësishme e festivalit janë edhe muzikantët kosovarë, projektet e të cilëve të gjitha do të jenë koncerte premierë. Vlen të përmenden këtu violinisti Visar Kuçi, pianisti Neritan Hysa, kompozitori Librun Jupolli, mezosopranoja Ardiana Bytyqi dhe flautistja Erëmira Çitaku.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...