Ringjallen prodhimet tradicionale shqiptare

27 Maj 2013 - 11:10      

Kantina e verërave "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Durrës vazhdon të prodhojë markat e saj të njohura të verës dhe konjakut qysh nga vitet 30.

Durrës, 27 maj - Kantina e verërave "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Durrës  vazhdon të prodhojë markat e saj të njohura të verës dhe konjakut qysh nga vitet 30.

Prodhimet tradicionale shqiptare po ndeshen me sfida të reja në konkurrencën e tregjeve bashkëkohore. Siç njofton korrespondenti i ‘Zërit të Amerikës’ në Tiranë, Ilirian Agolli, kantina e verërave "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" vazhdon të prodhojë markat e saj të njohura të verës dhe konjakut qysh nga vitet 30, duke zgjeruar praninë në Shqipëri dhe në rajon. Pranë kantinës shtrihen edhe disa dhjetëra hektarë vreshta, të cilat garantojnë freskinë e prodhimit vendas.

Prodhimet origjinale të firmave shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregjet vendase e ndërkombëtare. Një prej tyre është kantina më e vjetër e verës “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Durrës. Ajo ka një histori mbi 70 vjeçare dhe është me famë, sepse prodhon shumë lloje verërash. Nga një kompani shtetërore për shumë dekada qysh nga mesi i viteve 90 në Shqipërinë e izoluar, kantina Skënderbeu u privatizua në vitin 2000, duke u përshtatur më së miri në tregjet e lira, dhe rritur cilësinë e prodhimeve për të përballur konkurrentët.

Privatizimi i riktheu gjallërinë kantinës dhe shumëfishoi prodhimin. Krahas blerësve të shumtë, këtu janë gjithnjë të pranishëm edhe grupet e turistëve, që interesohen për prodhimet e agrobiznesit vendas. Për shkak të prodhimeve tipike vendase, ajo tani vizitohet nga turistët si një adresë e rëndësishme e identitetit të Durrësit të sotëm, krahas muzeumeve dhe zonave të hershme antike. Ndërsa këtu në fabrikë turistët i shoqëron nëpër reparte të ndryshme inxhinieri kimist i kantinës, Bashkim Laknori. Ai ka nis punën aty në vitin 1968, dhe ka një përvojë më shumë se 45 vjeçare.

Kantina e verërave “Gjergj Kastrioti” ka edhe një vresht të vetën në fshatin Shkallnuer rreth 8 km larg fabrikës. Në rrushin e saj bazohet çdo prodhim i njohur i impiantit. 00 nevoja per investime dhe teknologji të reja



 Kantina është e njohur në rajon për konjakun Skëndërbeu, si edhe për rakinë dhe mushtin e rrushit, ndaj dhe qendra e vëmendjes së vizitorëve të huaj është veçanërisht teknologjia tradicionale e përgatitjes së pijeve vendase. Shumë prej këtyre vizitorëve janë kthyer përsëri këtu si tregtarë për të nënshkruar kontrata shitje dhe bashkëpunimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...