Në Gjermani zgjidhet fjala më e shpifur e 2016-ës

10 Janar 2017 - 21:08      

Fjala më e shëmtuar e vitit në Gjermani është “Volksverraeter”, apo e thënë shqip “tradhtar i popullit”, një vendim i marrë nga një panel ekspertësh. Arsyeja: Fjala konsiderohet nga shumë njerëz se ka një konotacion nazist dhe se kohët e fundit është përdorur shpesh nga grupet e ekstremit të djathtë.

Vendimi është marrë si pjesë e garës për “Unëort des Jahres”, apo siç përkthehet “fjala më e shpifur e vitit”. Kompeticioni zhvillohet çdo vit për të zgjedhur një fjalë që konsiderohet si diskriminuese, nxitëse dhe antidemokratike.

Në kohët e fundit, anëtarë të lëvizjes antiislamike “Pegida” në Gjermani, por edhe të partisë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), duket se e kanë shfrytëzuar fjalën “Volksverraeter” për të ofenduar.

Paneli i përbërë nga 4 gjuhëtarë dhe një gazetar e quajti këtë fjalë si “relikë të diktaturës”. Gara është organizuar për herë të parë në vitin 1991, nën drejtimin e Shoqërisë për Gjuhën Gjermane të sponsorizuar nga shteti, por 4 vite më vonë u bë një kompeticion i pavarur.

Kreu i jurisë, Nina Janich tha se fjala ishte mbipërdorur në lidhje me politikanët, duke e bërë “diskutimin, që është thelbësor në demokraci, të pamundur”. Kjo fjalë përdoret shpesh si mundësia e fundit për të diskredituar opinionin e dikujt, transmeton tch.

Kancelarja Angela Merkel e ka dëgjuar shpesh herë këtë term të bërtitet nga demonstrues, kur ajo vizitonte një qendër refugjatësh në gusht të vitit 2015. Fjala më e shpifur, së bashku me disa ofendime të tjera, është përdorur edhe ndaj ministrit të Ekonomisë dhe zv.kancelarit Sigmar Gabriel, në gusht të vitit 2016. Ky i fundit shkaktoi debate duke u ngritur gishtin e mesit personave të grindshëm, të cilët ai i përshkroi si “të rinj, agresivë, nazistë të betuar dhe të gatshëm për dhunë”.

Çmimi për fjalën më të shpifur të 2016-s shqyrtoi një listë prej thuajse 600 fjalësh, shumica e të cilave kishte lidhje me krizën e refugjatëve, që ka dominuar axhendën politike dhe titujt mediatikë në Gjermani gjatë vitit të kaluar.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...