Foto: Ilustrim

Në SHBA propozohet ndalimi i shitjes së vodkas ruse

10 Janar 2017 - 08:37      

Të shijosh vodkan ruse në shtetin federal amerikan New Hampshire, nëse miratohet propozimi i një ligjvënësi demokrat, mund të bëhet problem.

Lideri i demokratëve në Senatin shtetëror, Jeff Woodburn, më 9 janar ka propozuar themelimin e një komisioni i cili do merret me mënyrat se si t’i përgjigjet asaj që ai e quan “ndërhyrja ruse në demokracinë tonë”, transmeton REL.

Një nga sugjerimet e tij është që New Hampshire të pezullojë apo të ndalojë në tërësi shitjen e pijes alkoolike që prodhohet në Rusi, nëpër dyqanet që janë nën mbikëqyrjen e Komisionit për Alkool të New Hampshire.

Ligji i ri do t’i bënte gjithashtu thirrje sistemit të pensionimit shtetëror që të mos investojë më në kompanitë ruse.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane dyshojnë se Rusia ka kryer disa sulme kibernetike për të ndihmuar kandidatin republikan, Donald Trump që të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...