Foto: Reuters

Evropa e ngrirë ilustrohet me pamjet e Jezercit

9 Janar 2017 - 17:38      

Fotografitë në vijim janë të shkrepura në fshatin Jezerc të Ferizajt nga agjencia britanike e lajmeve, Reuters.

Përmes tyre, mediumi tjetër britanik, “The Independent”, ka portretizuar Evropën e ngrirë të ditëve të fundit.

Më shumë se 10 persona kanë vdekur nga bora dhe i ftohti që la shumë fshatra pa energji elektrike, ngriu lumenj e edhe pjesë të Detit Adriatik, si dhe anuloi fluturime në mbarë kontinentin, transmeton Koha.net.

Edhe në Serbi moti ishte i ashpër, duke bërë që autoritetet atje të evakuojnë vetëm gjatë natës së mbrëmshme mbi 120 persona dhe 70 automjete në pjesën jugore të vendit që u godit më së shumti nga moti i ftohtë dhe ku bora arriti lartësinë e 3 metrave.

Reshjet e mëdha të borës dhe temperaturat polare shkuan deri në -30 gradë Celsius në disa pjesë të Evropës, ndërkaq në Kosovë temperaturat minimale shkuan deri në -25 gradë Celsius.

Në Serbi, sipas “The Independent”, autoritetet kanë ndaluar trafikun në lumenjtë Danub dhe Sava për shkak të akullit dhe erës. Autoritetet atje thanë se lumi i Moravës së Madhe është ngrirë për herë të parë në dy dekadat e fundit.

Edhe në Kosovë dje është raportuar për ngrirjen e Drinit të Bardhë dhe të liqenit të Badovcit. Kurse në Shqipëri, si pasojë e temperaturave tejet të ulëta, është ngrirë lumi Drin.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...