Penza apo Prishtina, për trofeun e çmuar te femrat

16 Shkurt 2017 - 20:27      

Në kuadër të ‘Final Four-it’ të basketbollit kosovar, të dielën do të zhvillohet edhe finalja në konkurrencën e femrave.

Penza nga Peja do të takohet me Penti Prishtinën, përballje që do të luhet në palestrën e sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë, transmeton KTV.

Lidhur me këtë ndeshje, të pranishme në konferencën e mbajtur për media të enjten, ishin edhe kapitenet e të dyja skuadrave, Irma Konjusha e Penzës dhe Arbnore Përquku e Prishtinës, të cilat u shprehën shumë optimiste.

Finalja ndërmjet Penzës dhe Penti Prishtinës zhvillohet të dielën nga ora 16:30.

Fituese e Kupës së Kosovës në vitin 2015 ishte Penza, që në finale kishte mposhtur pikërisht Prishtinën.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...