Foto: Reuters

“Mourinho do ta bëjë Man Unitedin të veçantë sërish”

16 Shkurt 2017 - 18:37      

Paul Scholes ishte kritik ndaj ish-skuadrës Manchester United, vitin e kaluar. Nuk i pëlqente asgjë nga ajo çfarë bënte ekipi në fushë, e shquhej si kritiku më i madh i Louis Van Gaalit.

Por, ish-fantazisti i “Djajve të kuq”, ka shumë fjalë të mira për Manchesterin e Jose Mourinhos.

Uniteti është në pozitën e gjashtë, por në garë për top-katërshe, derisa ekipi nuk di për humbje tash e 16 ndeshje në Premier League.

“Është përmirësim i jashtëzakonshëm për dallim nga dy vitet e fundit. Nuk ishin të mirë vetëm 2 apo 3 muajt e parë, por Mourinho ka vënë ndikimin e tij në ekip. Skuadra po luan në atë mënyrë që po kënaq shikuesit”, ka thënë Scholes, transmeton KTV.

Shqetësimi i tij i vetëm është pozita aktuale, por ai beson se skuadra do të përfundojë në top-katërshe, së bashku me Chelsean e Cityn, derisa e sheh një duel të vështirë për një pozitë midis Arsenalit e Liverpoolit.

Scholes ka folur edhe për lojtarët në formë te Manchesteri. Për të Ibrahimoviqi ka bërë dallimin në ligë, por i duhet ndihmë ngas bashkëlojtarët.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...