Kelmendi e Krasniqi kthehen në Kosovë, synimi kryesor Botërori [video]

15 Shkurt 2017 - 23:23      

Kampionia e katërfishtë e Grand Slamit në Paris, Majlinda Kelmendi dhe medalistja e bronztë e sivjetme në këtë garë, Distria Krasniqi së bashku me delegacionin e Kosovës janë kthyer nga Parisi.

Për KTV-në ato kanë deklaruar se pas këtij suksesi synimi kryesor është Botërori në Budapest.

“Jam shumë e lumtur. Gara e Parisit më sjell shumë fat. Më gëzon fakti se ky vit ka filluar mbarë, dhe kam fat me lëndime në këtë aspekt jam shumë mirë. Kjo garë është gjithmonë shumë e vështire. Kam qenë shumë e motivuar pasi secila garuese ka ardhur me mposht kampionen olimpike. Garat ndaj garuesve të Japonisë gjithmonë janë të vështira. Gara e radhës është Evropiani, para kësaj gare nuk do të jem pjesë e ndonjë gare. Por, caku kryesor është Kampionati Botëror në Budapest”, është shprehur Kelmendi.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë vit maksimalisht do të jetë pjesë katër ose pesë garave.

Medaljen e bronztë në këtë garë e mori një tjetër xhudiste kosovare, Distria Krasniqi. Ajo është shprehur për KTV-në se ky ishte caku i saj dhe tani synon pjesëmarrjen në Kampionatet Evropiane dhe Botërore.

“Dy herë isha e pesta dhe arrita medaljen që kisha cak. Synimet janë me marrë pjesë në Kampionat Botëror”, ka thënë ajo.

Trajneri Kuka është shprehur i lumtur me sukseset e të gjithë garuesve të tij duke thënë se ata kanë treguar rezultate të mira dhe se pret suksese të tjera sivjet.

“Përpos Majlindës e Distrisë, sukses kanë treguar edhe Nora Gjakova e Akil Gjakova që kanë marrë pikë të konsiderueshme. Akili ka qenë shumë i mirë, e Nora është rikthyer fuqishëm nga lëndimi”, ka thënë ai.

Edhe Akil Gjakova e Nora Gjakova kanë shprehur synimet e njëjta për pjesëmarrje në Kampionatet Evropiane dhe Botërore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...