Taip Ramadani emërohet përzgjedhës i Kosovës

22 Prill 2016 - 08:44      

Taip Ramadani do të jetë trajner i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll dhe gara e tij e parë do të jetë cikli kualifikues për "Euro 2020".

Ky është vendimi që e ka marrë Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, të enjten, shkruan Koha Ditore. Ramadani në postin e përzgjedhësit ka zëvendësuar Taib Kabashin që përkohësisht ishte i emëruar pas shkarkimit të Alfred Llazarit.

"Në këtë mbledhje Bordi emëroi përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e meshkujve për periudhën e ardhshme, fillimisht për garat e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, Taip Ramadani", thuhet ndër të tjera në njoftimin e FHK-së... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...