Zbulohet paga e De Biasit te Shqipëria

23 Mars 2016 - 21:36      

Gianni De Biasi është trajneri i 14-të më i paguar nga 24 trajnerët që janë kualifikuar me përfaqësueset që drejtojnë për në Finalet e Evropianit Francë 2016.

Nga një analizë e bërë nga “Financial Football”, ky është klasifikimi i trajnerëve në bazë të pagave.

Trajneri më i paguar është ai i përfaqësueses angleze Roy Hodgson me 5 milionë euro në vit, duke lënë pas trajnerin e Italisë Antonio Conte me 4 milionë e 600 mijë euro, ndërsa trajneri i fundit është ai i Rusisë, i cili ka marrë vendin e Capellos dhe sipas kësaj analize është vullnetarë.

Ndërkohë, trajnerin e përfaqësueses kuqezi, De Biasi, “Financial Football” e ka klasifikuar në vendin e 14-të me një pagë mujore prej 23.333 euro në muaj apo 280 mijë euro në vit, pagë që e mban në klasifikim përpara trajnerëve të Kroacisë, Çekisë, Suedisë, Ukrainës, Rumanisë dhe të tjerë.

Gjithsesi nuk dihet se të çfarë periudhe janë referencat e marra nga “Financial Football”, pra nëse kjo është paga para apo pas kualifikimit për trajnerin Gianni De Biasi, shkruan tch.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...