Sot përmbyllet projekti “Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë#2-2015”

23 Dhjetor 2015 - 15:50      

Me fillim nga ora 17:00, sot në Dit e Nat në kryeqytet do të përmbyllet projekti “Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë#2-2015”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është tresosh: Të prezantohen të arriturat e projektit, të zgjerohet vizibiliteti dhe prezenca në media, dhe t’i shpërndahen certifikatat pjesëmarrësve në projekt.

Prezantimi i të arriturave të projektit do të realizohet duke vendosë në panel dy grupe: Pjesëmarrësit në punëtori në njërën anë, dhe facilitatorët e punëtorive në anën tjetër. Ky model do të mundësojë prezantimin e temave, eksperiencave dhe gjetjeve të projektit në mënyre të hapur dhe interaktive.

Prezantimet e pjesëmarrësve në projekt do të fokusohen në përvojat dhe perspektivat e tyre, ndërsa në mesin e prezantuesve janë edhe Jeta Rexha, Fjollë Caka, Venera Çoçaj, Trina Binaku, Fisnik Abazi etj.

Paneli i ekspertëve apo facilitatorëve të atelieve të projektit përbëhet prej:

- Dr. Nita Luci - Antropologe dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës
- Dr. Vjollca Krasniqi – Sociologe dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, dhe
- Linda Gusia, PhD kandidate - Sociologe dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...