Shfaqet dokumentari “La Bohéme” kushtuar Faruk Begollit

4 Qershor 2015 - 17:47      

Në një ceremoni solemne të organizuar mbrëmë në ambientet e Universitetit AAB, u shfaqet premiera e filmit dokumentar“La Bohéme”, kushtuar jetës dhe veprës së aktorit të madh, Faruk Begolli, të punuar nga studentët e vitit të tretë, të Fakultetit Komunikim Masiv dhe Gazetari, drejtimi Produksion, në kuadër të lëndës “Dokumentar televiziv”, te mësimdhënësja Burbuqe Berisha.

Filmi “La Bohéme” është punuar në formën narrative, të kombinuar me materiale arkivore, ndërsa janë intervistuar edhe familjarë, shokë, ish-studentë të aktorit, ku në mënyrë kronologjike tregohet jeta dhe vepra e prof. Faruk Begollit në rrafshin personal dhe profesional, njofton kumtesa nga AAB .

Në shfaqjen e këtij dokumentari përveç miqve, njohësve të kinematografisë, studentëve dhe profesorëve të këtij institucioni morën pjesë edhe familjarë e Begollit.

Rektori i Universiteti AAB, prof. dr. Lulzim Tafa duke e vlerësuar lart punën e studentëve dhe të mësimdhënëses Burbuqe Berisha, tha se për jetën e Faruk Begollit më shumë flet vet dokumentari i punuar me një vullnet të madh nga studentët.

Ndërsa mësimdhënësja Burbuqe Berisha, tha se“La Bohéme”nuk është dokumentari i vetëm që e kanë punuar studentët, ka një numër të madh punimesh e që ia vlejnë, ku trajtohen tema kryesisht intriguese për shoqërinë tonë në zhvillim:“Është një brez i ri i studentëve që me të vërtetë kanë shumë zgjuarsi të prodhojnë filma dokumentarë. Kjo është një rezultat i mirë, që deri vonë nga mundësit e mira që krijon Universiteti AAB për studentët, duke ofruar të gjitha kushte për prodhimin e filmave”.

Pas shfaqjes së dokumentarit, e motra, Asliha Begolliu u shpreh shumë e kënaqur me dokumentarit, ndërsa përgëzoi studentët për punën e bërë, duke i uruar ata edhe për realizime të tjera. Ajo falënderoi Universitetin AAB dhe profesoreshën Burbuqe Berisha, për inkurajimin e studentëve deri në realizimin e dokumentarit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...