Dorëhiqet stafi organizues i “Eurovisionit”

15 Shkurt 2017 - 16:42      

Një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropë “Eurovision” ka pësuar një goditje, kjo pasi 21 anëtarë të nivelit të lartë organizativ kanë dhënë dorëheqje, raporton BBC.

Ekipi ukrainas i “Eurovisionit” ka thënë se u janë hequr përgjegjësitë e mëdha në dhjetor, kur një shef i ri ishte emëruar në komitetin organizativ, transmeton Koha.net.

Në letrën e tyre të dorëheqjes thuhet se ata ishin “bllokuar plotësisht” nga marrja e vendimeve për shoun.

EBU, që është themeluese e “Eurovisionit”, i ka thënë transmetuesit publik të Ukrianës që të “qëndrojnë në afat kohor” për përgatitjet, përkundër trazirave. EBU ka insistuar që festivali të mbahet ashtu siç ishte planifikuar, në maj në Kiev.

Në mesin e anëtarëve që kanë dhënë dorëheqje janë edhe dy prodhues ekzekutiv të shout të sivjetmë.

I gjithë stafi ishte emëruar nga transmetuesi publik ukrainas (UA:PBC), që e organizon këtë festival pasi në vitin e kaluar fituese ishte shpallur Jamala me këngën “1944”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...