Kisha Ortodokse s’i plotëson kushtet për ndërhyrje në monumentin e Prizrenit

15 Shkurt 2017 - 10:03      

Kisha Ortodokse Serbe për herë të dytë do të marrë përgjigje negative sa i përket kërkesës për ndërhyrje në kompleksin e Manastirit të Kryeengjëjve në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas anëtarëve të Komisionit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, KOS-i nuk ka arritur të ofrojë dokumentacionin e nevojshëm për t’iu miratuar kërkesa për rikonstruktim në Kishën e Shën Nikollës brenda këtij kompleksi. Sipas burimeve të gazetës brenda Komisionit, KOS-it së shpejti do të marrë përgjigje dhe ajo do të jetë negative. Përmbajtja e vendimit tashmë është gati, por ai ende nuk është nënshkruar.

“Pas mosdhënies së pëlqimit katër muaj më parë, Kisha Ortodokse Serbe në fund të dhjetorit është munduar ta plotësojë kërkesën me dokumente shtesë. Por pasi është ritrajtuar lënda, kemi ardhur në përfundim se nuk mund të japim pëlqim, pasi nuk plotësohen kushtet e kërkuara ligjërisht dhe në bazë të konventave ndërkombëtare që rregullojnë fushën e trashëgimisë kulturore”, ka thënë njëri nga anëtarët e Komisionit.

Sipas këtij burimi, Komisioni ka punuar për një kohë të gjatë në këtë lëndë dhe pas verifikimit të dokumentacionit të ofruar nga KOS-i rezulton se përgjigjja do të jetë negative. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...