Rama kujton Halit Bej Bërzeshtën, mjekun ushtarak të shquar për patriotizëm

13 Shkurt 2017 - 22:35      

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Amarcord sjell një nga atdhetarët e përkushtuar shqiptarë, Halit Bej Bërzeshta i cili ishte anëtar i Komiteti për Lirinë e Shqipërisë, patriot dhe personalitet historik.

“Kur u krijua Komiteti për Lirinë e Shqipërisë, më 1905, një nga anëtarët më të përkushtuar të tij ishte edhe mjeku ushtarak Halit Bej Bërzeshta. Aq i dhënë mbas punës patriotike ishte ky personalitet historik, sa rilindasit njëzëri e pagëzuan ‘Bej baba’. Vëllai i tij, Ibrahim Lutfi Pashë Bërzeshta, ishte martuar me Shanishanë, motrën e vëllezërve Frashëri”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...