Veshjet e Myzeqesë [video]

13 Shkurt 2017 - 09:33      

Krahina e Myzeqesë apo siç njihet sot Myzeqeja e Fierit ka emrin nga familjes Muzaka dhe si term është përdorur që nga shekulli XIV.

Myzeqe, përdorej vetëm për zonën që shtrihej midis dy anëve të lumit Seman, pikërisht në vendin e quajtur “Dheu i Butë” dhe është përhapur që nga Shkumbini në veri e deri në Vjosë në jug, duke krijuar edhe nënndarjet dhe emërimet e tjera të saj, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.

Çdo krahinë e trevë shqiptare ka veshjet popullore të cilat janë bartur gjeneratë pas gjenerate, e edhe sot ruhen me shumë kujdes.

Elementet që janë të punuara në çdo veshje popullore shqiptare kanë domethënien e tyre, dhe dallojnë prej krahinës në krahinë.

Veshjet tona janë shumë të bukura dhe karakterizohen me një kolorit mbresëlënës. Në këtë mes të veshjeve shumëngjyrëshe hynë edhe kostumet e Krahinës së Myzeqesë.

Veshjet popullore, të cilat janë përdorur ndër vite në këtë krahinë janë të ekspozuara në Muzeun Historik të Fierit. Përgjegjësi i këtij muzeu Nuri Plaku, tregon detajet dhe karakteristikat e këtyre veshjeve që kanë identifikuar këtë trevë.

Anela Stefani – Mertira e cila jeton në qytetin e Fierit, ka 10 vjet që ka filluar të merret me punimin e veshjeve të vjetra myzeqare. Ajo ka rikthyer punimin e veshjes myzeqare në këtë vend të cilat janë duke u kërkuar edhe nga gjeneratat e reja.

Veshja e meshkujve të Myzeqesë është me detaje shumë interesante. Vlen të veçohet punimi i takisë e cila është shumë ikonike për këtë veshje dhe këtë nuk ka mundur ta punojë më askush.

Sot këto veshje janë duke u vlerësuar nga të rinjtë, të paktën ato po i përdorin në data të ndryshme si dhe në ditën e tyre të martesës.

Pos këtyre veshjeve që e dallojnë këtë trevë ka pasur edhe veshje tjera të cilat kanë ardhur nga krahinat e tjera.

1960-65 janë vitet e fundit të mbledhjes së veshjeve popullore në këtë muze të cilat janë dhuruar nga familjet e vjetra të kësaj ane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...