David Bowie nderohet para ceremonisë Grammy

12 Shkurt 2017 - 23:26      

David Bowie ka fituar dy çmime post-mortum Gramy të dielën pak para se të nisë ceremonia në të cilën ylli botëror Beyonce do të bëjë paraqitjen e parë publike pas njoftimit se është në pritje të binjakëve.

Bowie, që vdiq në janar të 2016-s, fitoi Grammy për albumin e tij të fundit “Blackstar”, që u lansua pak ditë para vdekjes në moshën 69-vjeçare. “Recording Package” dhe “Non-Classical Engineering” ishin çmimet që u ndanë për të.

Në ceremoninë që do të nisë më vonë pritet të performojë Beyonce që ka nëntë nominime me albumin e saj “Lemonade”.

Para se të nisë ceremonia ajo ka marrë çmimin për videoklipin më të mirë për këngën “Formation”.

Ceremonia e Grammy Awards, që është bojkotuar sivjet nga disa artistë të njohur botërorë, do të nisë prej orës 01:00 sipas kohës sonë lokale.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...