Foto: Reuters

Pothuajse një vjet pas vdekjes, Prince kthehet në online

12 Shkurt 2017 - 23:24      

Katalogu i muzikës së hershme të Prince ka dalë online nëpër të gjitha shërbimet muzikore të dielën, pothuajse një vit pas vdekjes së tij, ndërsa labeli muzikor Warner Bros. ka thënë se planifikon t’i publikojë edhe dy albume me muzikë të re të këngëtarit në muajin qershor.

Warner Records ka thënë përmes një deklarate se muzika e Prince, përfshi albumin e tij identifikues “Purple Rain”, po lëshohet për të përkuar me ceremoninë e së dielës Grammy Awards, ku Prince pritet të kujtohet përmes një komemoracioni special, raporton Reuters.

Më 9 qershor, kompania do të lëshojë një version të ripërpunuar të “Purple Rain”, dy albume të padëgjuara më parë të muzikës së Prince, dhe dy filma të plotë koncertesh nga kasaforta e këngëtarit në kompleksin “Paisley Park”, transmeton Koha.net.

Prince kishte nënshkruar kontratë me Warner Bros., nën pronësi të Time Warner, 40 vjet më parë, duke incizuar albumet “Controversy”, “1999”, “Purple Rain”, dhe “Diamonds and Pearls”, sikurse edhe disa prej hiteve të tija më të famshme si “Kiss”, “Little Red Corvette” dhe “Sign O' The Times”.

Ai u nda nga Warner Bros. më 1996, kur edhe e ndryshoi emrin e tij në një simbol, por më vonë, më 2014, u rikthye tek kompania e njëjtë.

Marrëveshja për lëshimin e muzikës së Prince është arritur me pajtimin e pasardhësve të Prince dhe përfshin platformat si Spotify, Apple Music dhe Pandora. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...