“T2 Trainspotting” për një aventurë të re

12 Shkurt 2017 - 19:01      

“T2 Trainspotting” i Danny Boyle është gjithçka që mund të prisja - i frikshëm, komik, i trishtë, me shumë aspekte të guximshme vizuale.

Ajo që nisi si fitore e jashtëligjshme në “Uncool Britannia” në vitet ’90 tani është si një rilindje brutale e komedisë së zezë rreth një mashkulli të zhgënjyer dhe të frikësuar nga vdekja, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ribashkon antiheronjtë e varur të filmit të parë të cilët mundohen ta braktisin heroinën në Edinburgh, dhe kuptojnë se nuk kanë shumë gjëra për t’i vënë në terezi.

Në atë film shumë shpesh e kam fshehur fytyrën me duar, e kisha të pamundur të shihja skenat me foshnjat e vdekura. Tani janë fytyrat e shkreta të burrave që më kanë bërë ta heq shikimin: të tronditur nga të kuptuarit se jetëve të tyre po u vjen fundi.

Ribashkimi pas 20 vjetësh i kastës nga “Trainspotting” për një aventurë të re, mund të kishte shkuar keq. Por Boyle dhe katër musketerët e tij sjellin tërbimin e duhur, energjinë e shpenzuar dhe ankthin.

E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është ajo se “T2...” dështon të mbërthehet me epokën e re të identitetit nacional të skocezëve - për të cilën gjë fjalimi i famshëm i Rentonit ndihmoi që të mbillet një farë e vogël në vitin 1996 - dhe se filmi i dytë nuk ka lënë hapësirë të mjaftueshme për personazhet femra, veçanërisht për të shkëlqyerat Kelluy Macdonald dhe Shirely Henderson.

Boyle ringjall disa lëvizje stilistike që ishin larguar nga filmi i parë, por tani ato korniza të ngrira janë të shkurtra dhe të mprehta; vetë filmi i referohet variantit origjinal me versione të kujtimeve nga e kaluara duke risjellë skenat e famshme, por edhe imazhin e djemve kur ishin në shkollë fillore.

Kuptimi i titullit është bërë i qartë në mënyrën që nuk ishte bërë në filmin e parë. Është përshtatur nga John Hodge, marrë nga romani i Irvine Welsh “Porn”, i cili imagjinon që këta miq të ribashkohen pas 10 vjetësh; në këtë rast pas 20... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...