Foto: KOHA

Kulla urbane e burgut

12 Shkurt 2017 - 13:00      

Në njërën prej rrugicave, jo fort larg qendrës së qytetit në Mitrovicë, ndodhet Kulla e Tupellëve. Por ky nuk është emri i vetëm me të cilin vendësit i referohen objektit dykatësh të punuar me gurë. Të gjithë e njohin si “ish-burgu”. Kësisoj, sepse atë funksion e kishte pasur gjatë viteve ’50 të shekullit XX.

Të moshuarit që pyeten se ku saktësisht ndodhet kjo kullë – meqë është vështirë të shihet në rrugicën me mure rrethuese e shtëpi të reja të larta – fillimisht e “përkthejnë” në ish-burg, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njëlloj burgu është edhe tash, kur në shfrytëzim e kanë familje që nuk e kanë të zgjidhur statusin e banimit, kryesisht familje që kanë pronat në pjesën veriore të qytetit, por që nuk mund t’i shfrytëzojnë për shkak se ajo pjesë aktualisht kontrollet kryesisht nga serbët.

Nacionalizimi pas Luftës së Dytë Botërore

Sapo të kalohet Stacioni Policor në Mitrovicë, në një grumbull shtëpish, në rrugën “Marie Shllaku”, gjendet objekti pa numër, kulla urbane. Një palë dyer të hekurta, gjysmë të ndryshkura, janë “kufiri” për në kopshtin gjerë e gjatë.

Ka edhe trupa pemësh e degë trëndafilash, si dhe gjelbërim që vende-vende është zbuluar kur bora ka nisur të shkrihet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...