Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes pa mbrojtje kundër ngricave

11 Janar 2017 - 10:32      

Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes në Prizren edhe gjatë këtij dimri ka mbetur pa masa mbrojtëse kundër ngricave.

Kjo gjetje, njofton EC ma ndryshe, ka mbetur e hapur prej vitit 2015, duke iu nënshtruar kushteve të jashtme, ndërkohë që ditëve të fundit është mbuluar nga bora dhe moti i ftohtë përkatësisht ngricat, transmeton Koha.net.

Instituti Arkeologjik i Kosovës gjatë vitit 2016 ka vazhduar gërmimet me karakter shpëtimi në Sheshin e Lidhjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një mbetje arkitektonike të periudhës klasike romake, përkatësisht të shekullit II-III. Njëkohësisht ka paralajmëruar mbulimin provizor të monumentit për ta mbrojtur gjatë stinës së dimrit.

Bazuar në vëzhgimin në terren, në këtë hapësirë nuk është vërejtur zbatimi i ndonjë mase mbrojtëse kundër borës e ngricave.

EC Ma Ndryshe përkujton se edhe një vit më parë pat reaguar, duke kërkuar aplikimin e masave mbrojtëse në këtë lokalitet arkeologjik, i cili qe zbuluar në fund të vitit 2014, gjatë punimeve infrastrukturore në Sheshin e Lidhjes. Vitin e kaluar si pasojë e motit të ftohtë pat ardhur deri te shpërthimi i gypave të ujit që kalojnë nëpër këtë hapësirë, duke mbuluar kështu me ujë pjesë të caktuara të lokalitetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...