“Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” botohet në serbisht

10 Janar 2017 - 09:15      

Libri më i ri i publicistit e shkrimtarit Veton Surroi, tashmë nuk flet vetëm në shqip. “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” mund të lexohet edhe në gjuhën serbe.

Romani që më 2016 në Panairin e librit në Prishtinë ishte libri më i shitur, duke e çuar në katër numrin e viteve prej kur veprat e Surroit janë më të kërkuarat në ngjarjen më të madhe të librit në Kosovë, është botuar në serbisht nga shtëpia botuese “Samizdat B92”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përkthyer nga Gjorgje Bozhoviq, prezantohet si njëra prej veprave më të mira të prozës bashkëkohore shqipe. Në shpjegimin që i bën botuesi, shkruhet se Marie Gjoni është një personazh jotipik në çdo shoqëri - një aktore fort e hijshme e cila e mban feminitetin e saj në takat e larta, pa dashur që të heqë dorë nga ky nivel.

Zena përshkruhet si një grua që refuzon të shikohet në pasqyrë, “sepse koha për të është ndalur në ditën e fejesës me Met Rrokën, ish-funksionar i lartë në Krahinën e cila luftonte ta kishte Kushtetutën e vet” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...