Foto: Jetmir Idrizi

“Kalle llamen” si protestë kundër martesave të hershme

4 Janar 2017 - 10:11      

Martesat e hershme e të aranzhuara, kanë qenë evidente, për dekada të tëra. Sot konsiderohen si fenomen. Jo vetëm në trojet shqiptare. Janë përhapur edhe në kultura të tjera nëpër botë.

Llogaritet që sot jetojnë rreth 700 milionë gra të martuara në moshë të hershme. “Kalle Palinë, kalle llamen, o..., edhe sot do jesh me nanen, o...” është një pjesë e tekstit që reflekton mbi këtë dukuri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këngëtarja kosovare, Fatime Kosumi, me emër skenik Andrra, e cila tash e disa vite jeton në Gjermani, ka sjellë “Kalle llamen” me aranzhman të vetin. Kësaj kënge i ka bashkuar edhe një videoklip.

“Viktimat” në këto raste janë vajzat, por në klipin e Andrrës ato vijnë më rebele. Sipas veshjes së tyre përçohet edhe mesazhi. Me tuta sportive të ulura në bankat e shkollës, e herë mbi ormanë e tela rrethues, ato tregojnë fuqinë që vjen në formë të një proteste. E të veshura me të bardha e lule në kokë ato paraqesin pafajësinë e tyre. Bëjnë temena e vallëzojnë. Por në asnjërën prej tyre ato nuk duken të lumtura.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...