Në AAB inaugurohet teatri “Faruk Begolli”

1 Prill 2016 - 15:28      

Në praninë e një numri shumë të madh artistësh, artdashësish, zyrtarëve të institucioneve shtetërore e studentëve,në ambientet e Kolegjit AAB, u inaugurua Teatri i Kolegjit AAB “Faruk Begolli”, njofton kumtesa nga AAB, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, prerjen simbolike të shiritit të AAB Teatrit “Faruk Begolli”, e bënë kryetari i Bordit të Kolegjit AAB, aktori Ilir Tafa, motra e aktorit të ndjerë Faruk Begolli, Asliha Binishi dhe aktori Enver Petrovci.

Në këtë ceremoni solemne, drejtoresha e Teatrit të Kolegjit AAB “Faruk Begolli”, Burbuqe Berisha, tha se në kohën kur digjitalizimi na ka përfshirë të gjithëve dhe thellësisht jemi pjesë e telefonave dhe pajisjeve të mençura, një institucion si AAB ka vendosur që të sjellë në vatrën e vet një art të vjetër, e ai është teatri. Ajo u shpreh shumë e lumtur për pjesëmarrjen e një numri kaq të madh, dashamirë të artit skenik dhe shpalosi planet se AAB Teatri “Faruk Begolli”, do të ketë një repertor të përhershëm në skenën e mbrëmjes, si dhe repertorin e veçantë për fëmijë.

Në emër të familjes së aktorit Faruk Begolli, i nipi i tij Gramos Begolli, ka shprehur falënderimet e familjes së tij për AAB-në, duke i uruar këtij teatri jetëgjatësi, siç tha ai,sa krejt trojet shqiptare.

Këtë ceremoni e bëri edhe më të veçantë edhe prezenca e ish bashkëshortes së aktorit të ndjerë Faruk Begolli, hungarezja Zoja Begolli, e cila vazhdon ta mbajë mbiemrin e tij, ndërsa u shpreh jashtëzakonisht e emocionuar për këtë ngjarje, duke theksuar se Faruk Begolli e ka merituar një nderim të këtillë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...