Skena është përkufizim midis realitetit dhe ëndrrës

29 Janar 2017 - 08:33      

Fatmir Smani është balerin profesionist në Baletin Kombëtar të Kosovës që nga viti 2013. Ka përfunduar shkollën e muzikës, Dega balet e piano në Prizren dhe tani është duke vijuar Fakultetin e Edukatës Fizike (DIF).

Që nga mosha 12-vjeçare baleti është pjesë e pandashme e jetës së tij. Profesorët e tij të parë të baletit ishin Salajdin Kiçe, Hysen Podrimçaku, Tasim Dajçi, të cilët e ndihmuan në zhvillimin e aftësive të tij ndër vite, shkruan sot “Koha Ditore”.

Karriera e tij si balerin profesionist filloi në vitin 2013 në Baletin Kombëtar të Kosovës, i cili drejtohet nga z. Ahmet Brahimaj. Deri tani Fatmiri ishte pjesë e shtatëmbëdhjetë premierave të përgatitura nga Trupa e Baletit dhe mbi 170 reprizave të shfaqura në Kosovë, Shqipëri, Itali, Maqedoni, Austri etj.

Është aktiv në shumë fusha të tjera, si yoga, ushtrimet fizike, gjimnastikë etj. Këtë vit do të jetë pjesë e pesë premierave të reja që do të punohen nga koreografë të shquar anembanë botës.

Smani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Skena për mua është ndjeshmëri, është përkufizim mes asaj që jetoj çdo ditë dhe asaj që ëndërroj çdo ditë. Ajo më shëron kur kam dhembje nga vetë skena.

Më jep ajër, m’i forcon dëshirat e mia, më shtyn detyrimisht me qenë i gjallë, çdo ditë më i gjallë se sot... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...