Humori është terapia që më mban “normal”

18 Shtator 2016 - 08:33      

Florent Mehmeti ka përfunduar studimet e regjisë së teatrit dhe filmit në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës si menaxher për marrëdhënie publike dhe zhvillim 2000-2002.

Është një prej themeluesve dhe drejtuesve të teatrit ODA në Prishtinë prej vitit 2003. Aktualisht është kryetar i Forumit Kulturor – rrjet i organizatave të pavarura të kulturës së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Puna e tij në teatër, film e televizion për më se 22 vjet përfshin projekte si: “Tre gjermanët e trashë”, shfaqje teatrore me rekord shikueshmërie në Kosovën e pasluftës e prodhuar edhe si serial televiziv, “Doruntina” bashkëprodhim më Blessed Unrest nga New Yorku që vazhdon të shfaqet prej vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, pastaj “Trëndafili tatuazh”, “Macja mbi çatinë e nxehtë” dhe së fundmi komedia “Budallenjtë”, prodhime të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ka punuar edhe projekte të dedikuara për hapësirë publike si “Muret e padukshme”, “NE”, punë në televizion si “Politikisht Jokorrekt” (shou televiziv); “Lagjja e re” (serial televiziv) dhe të tjera. Florent Mehmeti është edhe themelues dhe drejtor artistik i Festivalit HAPU në Prishtinë.

Ai gjithashtu është i përfshirë aktivisht në procese të krijimit dhe zhvillimit të politikave kulturore, aktivitete rrjetëzimi dhe ka iniciuar, menaxhuar dhe mbikëqyrur shumë programe e projekte të tjera artistike e kulturore për më shumë se 17 vjet në vend dhe në arenën ndërkombëtare.

Mehmeti është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Familja është qendra gravitacionale rreth të cilës gjithçka sillet për mua. Në shumë momente gjatë punës e jetës është familja, forca më e madhe që më jep shtysë, përkrahje dhe ngrohtësinë e duhur kur është koha dhe nevoja.

Shumë njerëzve u duket qesharake që një burrë 1,95 metra i gjatë dhe me një peshë mbi 100 kilogramë ka nevojë për përkëdhelje e kujdes, por kjo është nevojë e shpeshtë dhe natyrisht këtë e gjej gjithmonë të Sihana, Shpati, Jeta e Ylli në shtëpi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...