[Te Linda] Pite me grurë [video]

21 Shkurt 2015 - 20:13      

Recetë për pite me grurë nga Linda.

Përbërësit:

10 petë për pite
Qumësht
120gr. Gjalpë
200gr. grurë
100gr. rrush të tharë
100gr. arra të grimcuara
150gr. sheqer të parafinuar (light muscovado)

Përgatitja:
Fillimisht gruri zihet dalëngadalë në temperaturë të ulët, pa iu shtuar asnjë mëlmesë.

Grurit të zier dhe të ftohur i shtohen përbërësit e brumi (arrat, rrushi i thatë dhe sheqeri) dhe të gjitha përzihen mirë. Sipas preferencës, i shtohet edhe kanellë pasi që i jep një shije pak më të veçantë e bashkë me dy lugë gjalpë, përzihet përsëri mirë gjithë masa.

Më pas merren 5 petët e pites dhe një nga një lyhen me qumësht dhe gjalpë, duke u vendosur njëra mbi tjetrën.

Petët e lyera mbushen me gjysmën e masës së përgatitur me grurë, duke e shpërndarë nëpër gjithë hapësirën e petëve, përveç një skaji. Pas kësaj, petët bashkë me masën e grurit mbështillen në formë të rolatës, vendoset në enën për pjekje dhe sipërfaqen e lyejmë me gjalpë.

Në mënyrë të njëjtë vazhdohet me 5 petët tjera dhe me masën e mbetur të grurit dhe të dy rolatat vendosen në furrë të piqen në temperaturë 180 gradë për 30-40 minuta.

Pasi të piqen është mirë të qëndrojnë pak për t’u ftohur e pasi të jenë ftohur i hidhet sheqer pluhur dhe ëmbëlsira është gati për servim.

Ju bëftë mirë!

© KOHA.net

comments powered by Disqus

Të fundit

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...