[Te Linda] Rolle patëllxhani në tavë [video]

18 Janar 2015 - 18:14      

Përbërja: 3-4 patëllxhanë; 400 gr gjoks pule; 40 gr oriz; 1 qepë; 2-3 degë selino; Majdanoz të freskët ose të tharë; Kripë/piper; Vaj ulliri; 700 ml salcë domatesh; ½ lugë çaji hudhër të tharë

Përgatitja:
Shënim –Patëllxhani prehet në feta të holla, kriposet që t’ dalë pjesa e hidhur dhe piqen pak ose në furrë ose në toster, pos assesi të fërgohet në vaj pasi që vaji ia humb shijen.

Mishi (i pulës ose i kuq, sipas zgjedhjes), bluhet ose grimcohet në copa të imëta dhe përzihen bashkë me qepën e grimcuar, selinon e grimcuar, kripë, piper të zi, majdanoz.

Më pas i shtohet orizi por jo në sasi shumë të madhe dhe e gjithë masa përzihet.

Kur brumi të jetë gati, mbushet fundi i tavës për pjekje me salcën e domateve, duke i shtuar pak kripë, hudhër dhe pak majdanoz.

Fetat e patëllxhanit mbushen një nga një me brumin e përgatitur, mbështillen dhe vendosen në tavën për pjekje.

Në fund i shtohet përmbi edhe salca e mbetur e domateve përgatitur me kripë, piper të zi, hudhër, pak spec të djegës dhe majdanoz.

Tava mbyllet mirë dhe vendoset në furrë të piqet në temperaturë 200 gradë fillimisht, më pas i hiqet folia dhe vendoset përsëri në furrë për 5 deri në 10 minuta. për minuta.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

Të fundit

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...