[Te Linda] Palapeta me spinaq dhe grurë [video]

16 Janar 2015 - 18:09      

Përbërësit: 150 gr. grurë; 200 gr. spinaq; 1 qepë; 1 kokë hudhër; 4-5 lugë miell; 4 lugë gjelle krem pana (ose ajkë); Kripë/piper; 4-5 gjethe borzilok të freskët; Thërrmia buke; Vaj ulliri për skuqje

Përgatitja:

Shënim - Gruri, para se të zihet shkon në ujë, ku qëndron të paktën 90 minuta. Pas kësaj zihet në temperaturë të ultë për rreth 30-40 minuta.

Fillimisht, premë qepën dhe hudhrën në pjesë të imta dhe i skuqim në vaj ulliri, deri sa të zbuten (jo të zbuten tërësisht, vetëm në një masë të vogël).

Shtojmë pak vaj të ullirit në tigan, ku pastaj vendosim qepën dhe vazhdojmë me hudhrën.

Përziejmë masën për 4 deri 5 minuta, deri sa të zbuten mirë.
Kjo recetë nuk ka proteina, mund të përdoret si ndonjë garnir me ndonjë lugë ajkë (ose diçka të ngjashme), mirëpo, në mënyrë shumë të mirë shkojnë me një vezë në sy.

Pasi ta vëreni se qepja është skuqur mjaft, shtoni spinaqin dhe lëreni për një minutë masën.

Nëse e pëlqeni ushqimin pikant, mund të shtoni edhe pak spec të djegës apo piper. Shtoni edhe kripë.

Në të njëjtën kohë shtoni edhe grurin dhe 4 lugë gjelle krem pana. Në vend të kremit pana mund të vendosni ajkë.

Shtoni 4 lugë dhe nëse vëreni se nuk është mjaft, mund të shtoni edhe pak.

Përzihet gjithë masa dhe shtohet miell, përafërsisht katër lugë. Sipas nevojës, mund të shtoni akoma, që brumi të bëhet i kapshëm me dorë, i njëtrajtshëm.

Pasi të fitohet brumi i njëtrajtshëm, vendosim gjithë masën në një enë.

Shtojmë piper të zi në enë.

E përziejmë masën mirë e mirë.

Pas përzierjes brumi bëhet gati. Kështu, brumi duhet të vendoset në ftohës, ku duhet të qëndrojë për rreth gjysmë ore, në mënyrë që masa të bëhet homogjene dhe të mos kemi telashe gjatë skuqjes.

Pasi bëhet gati, marrim një letër kuzhine, në mënyrë që gjatë skuqjes brumi ta përthith yndyrën e tepërt.
I japim brumit formën me duar, duke e vendosur dhe në thërrmia buke.

Vendosim vajin e ullirit në tigan, jo në temperaturë të lartë. Formën, sa i përket madhësisë mund ta bëni sipas dëshirës.
Formoni brumin dhe e vendosni në tigan, ku nuk duhet të ketë shumë vaj, për arsye se kur masa takohet me vaj shpërndahet për shkak të grurit, që është në formë të kokrrave.

Pasi të fërgohet, vendoset së pari në lerën e kuzhinës, e pastaj servohet.

Për zbukurim, mund të përdorni domate të vogla dhe gjethe borziloku, si dhe pak vaj ulliri.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

Të fundit

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...