Pse (nuk) ka zgjidhje në Kuvend

26 Tetor 2015 - 19:00 - Veton Surroi      

Aplikimi i dy thënieve të Einsteinit

1.
Do të ketë qenë një koincidencë e krijuar për letërsi.

Pas gati dy muaj përpjekjesh me një ritual - fillon mbledhja, hidhet gazi lotsjellës, përfundon mbledhja - partitë në pushtet në Kosovë organizuan një tubim pas mesnate në bufenë e objektit të Kuvendit, e përjashtuan opozitën me kordon policie dhe e quajtën mbledhje të rregullt në të cilën, dhe ja këtu koincidenca, shqyrtuan leximin e dytë të Ligjit për shëndet mendor.

Ndoshta para leximit të dytë të këtij ligji deputetët e partive në pushtet (e edhe atyre që nuk janë në pushtet), do t’u hynte në ndihmë leximi i parë i definicionit që shkencëtari i njohur Albert Einstein i bënte formës eklatante të mungesës së shëndetit mendor. Çmenduria, thotë ai, është, të bësh çdo herë të njëjtën gjë duke pritur rezultat tjetër.

Përpjekja që të mbahen mbledhjet e Kuvendit të Kosovës sikur të mos ketë ndodhur gjë në vend, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit më 25 gusht dhe përgjigjja me lotsjellës - një, dy, tre, katër e pesë herë - gjithnjë duke pritur se do të ketë rezultat tjetër, i afrohet bukur shumë definicionit të Einsteinit.
Në këtë drejtim pak gjë mund t’i ndihmojë pushtetit përpjekja që të tubohet në bufe. Nuk do t’i ndihmojë as leximi i dytë i Ligjit për shëndet mendor. Ndonëse mund të thotë se e ndërpreu definicionin e Einsteinit ("ja, nuk pritëm që të na hedhin lotsjellës, u tubuam në bufe"), definicioni i tij vlen në përmbajtje, ani të ketë ndryshuar forma... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus
Veton Surroi
Veton Surroi

Vështrime tjera

Enver Robelli

Enver Robelli

Muret

A do t’ia shesin serbët Donald Trumpit murin e Mitrovicës? A është dizajnuar ende flamuri i Bashkësisë së Komunave Serbe? Muri, n...

Augustin Palokaj

Augustin Palokaj

Rastet e humbura për njohje ndërkombëtare të Kosovës

Kur liderët e Serbisë në takime në Bruksel ankohen se “BE-ja po i mbështet shqiptarët e Kosovës dhe Pavarësinë”, si argument se...

Flaka Surroi

Flaka Surroi

Muret që i ngremë vetë

Muri ra me të pestin. Krejt u “gëzuan”. Shumë u veturuan. U fotografuan para bagerit – sepse Muri i Berlinit kishte rënë pa ...

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

ec me kohën...