Huffington Post: Shqiptarët aleatë të besueshëm,Turqit të pasigurt

13 Dhjetor 2016 - 08:38 - David Philips      

Bashkëpunimi më i madh i sigurisë me Shqipërinë dhe Kosovën do të shtojë arkitekturën ekzistuese të sigurisë së Evropës, dhe do të çojë përpara interesat strategjike amerikane. Shqiptarët janë pro-amerikan të palëkundur.

Ata aspirojnë bashkëpunim më të afërt në sferën kulturore, tregtare dhe të sigurisë me SHBA-në. Shqipëria dhe Kosova do të mirëprisnin zgjerimin e bazave ushtarake të SHBA-së në territorin e tyre.

Shqipëria dhe Kosova paraqesin tendencat më të rëndësishme në lidhje Rusinë dhe Turqinë. Realiteti është ky: Rusia është një kundërshtar strategjik; Turqia një aleat i pasigurt.

Vladimir Putin ka mospërfillje të rrezikshme për sistemin ndërkombëtar. Pas pushtimit ilegal të Krimesë, Putin kërcënoi pjesët e tjera të Ukrainës, si dhe Poloninë dhe shtetet baltike. Rusia sponsorizon partitë evropiane të ekstremit të djathtë në një përpjekje që të shkatërrojë unitetin evropian dhe konsensusin trans-atlantik. Fushata e fshehtë e Rusisë për të përhapur lajme të rreme, propagandë dhe keqinformim mund të ketë ndikuar në zgjedhjet në SHBA dhe Itali.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka dalë të jetë hileqar. Erdogan është islamist dhe antiamerikan. Ai zbrazi mllefin ndaj SHBA-së dhe shënjestroi “opozitarët” në vend. Erdogan burgosi ose shkarkoi 140.000 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë, duke përfshirë gazetarët, gjyqtarët, kryetarët e bashkive, parlamentarët, si dhe mësimdhënësit që prej grushtit të dështuar të korrikut 2016. Turqia ka më shumë gazetarë në burg se çdo vend tjetër.

Në përgjigje të këtij mjedisi të paqëndrueshëm dhe ndryshimeve të aleancave, SHBA-ja ka nevojë për një strategji të re të sigurisë.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Ajo aktualisht kontribuon me trupa dhe personel mjekësor për Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan. Shqipëria gjithashtu merr pjesë në operacionin “Përpjekja e Fuqishme”, operacioni detar i NATO-s kundër terrorizmit në Mesdhe. Shqipëria ka kontribuar me forcën për stabilizim në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo gjithashtu mbështeti operacionet paqeruajtëse në Kosovë, duke ofruar mbështetje për komandën logjistike e cila u bë selia ushtarake rajonale e NATO-s.

Baza ajrore “Gjadër” në Shqipëri do të mundë të zgjerohet për të plotësuar objektivat e tjera të NATO-s. Zgjatja e pistës dhe infrastruktura e përmirësuar do ta bëjë “Gjadrin” një aerodrom plotësisht të gatshëm për operacionet në Lindjen e Mesme apo për të mbrojtur anëtarët e NATO-s.

Bashkëpunimi me Shqipërinë është shumëdimensional. SHBA-ja dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje strategjike partneriteti në vitin 2014. Integrimi i mëtejshëm në institucionet euroatlantike do ta bënte Shqipërinë një partner të fortë të Perëndimit në aspektin politik, të sigurisë dhe atë tregtar.

Rritja e kapacitetit të Kosovës do të rrisë interesat e NATO-s dhe SHBA-së.

Kampi Bondsteel është baza kryesore e ushtrisë amerikane në Kosovë. I shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 40 hektarë, kampi Bondsteel është mikpritës i Grupit Shumëkombësh të Betejave nga vendet e NATO-s. Bondsteel mund të shndërrohet në një qendër tranziti për trupa dhe pajisje. Ai gjithashtu mund të një bartës i forcës së reagimit të shpejtë për emergjencat në Baltik dhe Detin e Zi.

Kosova është më shumë se e gatshme. Shqiptarët e Kosovës i janë thellësisht mirënjohës SHBA-së për udhëheqjen e një operacioni të drejtuar nga NATO-ja që larguan trupat serbe në vitin 1999. Ata i janë gjithashtu mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e dhënë rreth deklaratës së koordinuar të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Prania e Amerikës në Evropën Juglindore gjithashtu iu shërben interesave strategjike. Kjo do të largojë Rusinë nga synimi për të kthyer shtetet e rrezikuara në shtete autoritare, apo ngritjen e bazave në Ballkanin Perëndimor. Ajo gjithashtu do të veprojë si një mburojë kundër eksportit të islamizmit të Turqisë.

Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm (PED) është një element i rëndësishëm i marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Si Shqipëria dhe Kosova janë shoqëri pluraliste me shumicë myslimane. SHBA-ja mbështet udhëheqësit lokalë për riintegrimin e të kthyerve nga Siria dhe Iraku. Ajo gjithashtu ndihmon për të parandaluar radikalizmin e mëtejshëm të shoqërive të tyre. Përvoja e PED-it në Shqipëri dhe Kosovë mund të jetë një model për vendet e tjera.

Bashkëpunimi me shqiptarët kapërcen territoret e Shqipërisë dhe Kosovës. Fqinjësia shqiptare përfshin edhe shqiptarët në pjesë të

Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Më shumë se çdo komb tjetër në Evropën Juglindore, shqiptarët kanë një përkushtim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe një lidhje me amerikanët.

Në qoftë se SHBA-ja është në kërkim të partnerëve në një botë gjithnjë e më komplekse, ajo mund të mbështetet te shqiptarët. Presidenti i zgjedhur, Donald J. Trump, e di vlerën e një portofoli të larmishëm. Shqipëria dhe Kosova janë asete të domosdoshme. Shqiptarët janë miq të besueshëm.
(Autori është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në institutin “Columbia University” për Studimin e të Drejtave të Njeriut. Ai shërbeu si këshilltar i lartë për Stabilitet Rajonal të Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane më 1999-2001) 

comments powered by Disqus

Vështrime tjera

Enver Robelli

Enver Robelli

Muret

A do t’ia shesin serbët Donald Trumpit murin e Mitrovicës? A është dizajnuar ende flamuri i Bashkësisë së Komunave Serbe? Muri, n...

Augustin Palokaj

Augustin Palokaj

Rastet e humbura për njohje ndërkombëtare të Kosovës

Kur liderët e Serbisë në takime në Bruksel ankohen se “BE-ja po i mbështet shqiptarët e Kosovës dhe Pavarësinë”, si argument se...

Flaka Surroi

Flaka Surroi

Muret që i ngremë vetë

Muri ra me të pestin. Krejt u “gëzuan”. Shumë u veturuan. U fotografuan para bagerit – sepse Muri i Berlinit kishte rënë pa ...

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

ec me kohën...