Shenjimi i drejtësisë në emrin Aktivist

23 Nëntor 2016 - 18:29 - Albulena Haxhiu      

Ata që e njohën për së afërmi Astritin, i njohën edhe vlerat e tij prej njeriu, vlerat prej aktivisti.

Shumë prej tyre përjetuan veprat e mira të aktivistit, shokut tonë, Astrit Dehari.

Të tillë njerëz çdo herë i pengojnë regjimit. Ata janë në fakt tmerri i çdo regjimi për shkak të rezistencës shumëplanëshe që ata bëjnë dhe përfaqësojnë.

Burgu, që është imagjinata jonë e skëterrës, për disa mund të ketë një dimension minimal sarajesh siç janë rastet e eksponentëve të klaneve mafioze. Kjo, natyrisht nuk është e mundur nëse je rom (dhe i varfër) në paraburgim apo burg. Nëse do të ishe njëri prej tyre pos heqjes së lirisë, do të vuaje edhe sjelljen e keqe të gardianëve dhe të burgosurve të tjerë. Në burgjet e Kosovës, pjesëtarët e komunitetit rom, brenda burgjeve përballen me shpërfilljen e të drejtave elementare të garantuara me ligje e kushtetutë. Të burgosurit e tjerë, të cilët nuk pajtohen me këto shkelje janë të hendikepuar për t’i luftuar këto padrejtësi sepse vetë janë të burgosur dhe qasja e tyre është e kufizuar. Megjithatë, kjo nuk ndodhi me aktivistin tonë, Astrit Dehari, që po mbahej i pafajshëm në paraburgim. Ai nuk mundi ta duronte shtypjen që i bëhej komuniteteve tjera në Qendrën Korrektuese të Prizrenit. Pavarësisht padrejtësisë me të cilën përballej vetë, e ngriti zërin për të burgosurit e tjerë. Përmes aktivistëve, që patën mundësi ta vizitonin, në fillim të muajit tetor, ai më njoftoi, për gjendjen e shtypjes dhe të dhunës për komunitetin rom brenda burgut të Prizrenit.

Ai si një intelektual i angazhuar, si i burgosur politik, si aktivist idealist brengosej për fatin e atyre që janë më keq se ai. Nuk mund të pajtohej me diskriminim racor dhe segregacionin brenda institucioneve. Astriti e dinte se si aktivist politik, si pjesëtar i shtresës së mesme ka përgjegjësi më shumë. Ata nuk e kishin zërin, vetëdijen dhe artikulimin e tij për t’u mbrojtur. Ky u bë zëri i tyre. Më luti që ta ngrija në parlament çështjen e tyre.

Më 26 tetor, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, për raportim, ishte e pranishme Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe drejtori i burgjeve Sokol Zogaj.

Dhe sigurisht që unë ngrita, shqetësimin e Astritin, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion. Por natyrisht, asnjëri prej tyre nuk ishte i njoftuar me shtypjen ndaj komunitetit rom. Tash e dalloj më qartë se pse s’janë të njoftuar.

Këtë pyetje e parashtrova, edhe me 29 tetor në seancë plenare, por nuk morra përgjigje asnjëherë për brengën e Astritit. Ishte zëri i tij për vuajtjet që kalohen në heshtje. Kështu, si kjo pyetje ku nuk dallohet dora e Astritit, ishin punët e tij, kontributi dhe angazhimi prej punëtori vetëmohues. Meritat ua linte të tjerëve, teksa nuk ndalej në punën drejt barazisë shoqërore e ekonomike. Këto janë të panumërueshme për një njeri si Astriti. Të gjithë nga ne, kanë raste të panumërta të punëve ‘pa autor’ që ishin mund i Astritit sepse ai besonte se barazia e progresi është rezultat i përpjekjes shoqërore. Një ditë pas vdekjes së Astritit, drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia e ribotoi një shkrim ku si bashkautorë ishin z.Vitia dhe aktivisti Dehari. Por, Vitia tregoi se autori i vetëm ishte Dehari, i cili e kishte vënë emrin e tij të dytin dhe publikun e kishte lënë të besojë se Arben Vitia është autori që kishte kontribuuar më shumë. Këtë e bëri për hir të komitetit për Shëndetësi, për hir të çështjes për të cilën kishte shkruar.

Ndërkohë, aktivisti Arlind Manxhuka e postoi një letër të një fjalimi të shkruar me dorë. Ishte shkrimi i Astritit. Fjalimin e kishte mbajtur Arlind Manxhuka në një protestë të studentëve në Tiranë teksa kërkonin arsim publik falas. Këto janë raste të vogla që ai ishte mendimi e veprimi këmbëngulës progresiv për shëndetësinë, arsimin, romët... Të gjitha këto e bëjnë atë pjesëtarë të jashtëzakonshëm të shoqërisë. Aktivist të dinjitetshëm të VETËVENDOSJE!-s.

Mbase, shoqëria nuk është tronditur vetëm nga humbja e tij. Një pjesë e shoqërisë u trondit sepse u ndërgjegjësua për ekzistencën e tij. U ndërgjegjësua se paska ekzistuar njeriu shembullor. Prandaj ai u burgos. Që pushteti të vazhdonte vrazhdësinë pa ndërhyrjet e zërit të Astritit i cili punonte në shumë fusha kundër këtij egërsisë së këtij pushteti .

Astriti, edhe pse antiprotagonist, tash është bërë emri i shquar përmes të cilit procedohet e vërteta e fytyrës gënjeshtare e brutale e këtij pushteti.

Nuk e di nëse dhembja për humbjen fizike të Astritit, do të pushojë ndonjëherë por ama e di, që ne kemi humbur një qytetarë të jashtëzakonshëm për të cilin asnjëherë nuk do të ndalemi deri sa drejtësia të shkojë në vend për të dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

 

comments powered by Disqus

Vështrime tjera

Enver Robelli

Enver Robelli

Muret

A do t’ia shesin serbët Donald Trumpit murin e Mitrovicës? A është dizajnuar ende flamuri i Bashkësisë së Komunave Serbe? Muri, n...

Augustin Palokaj

Augustin Palokaj

Rastet e humbura për njohje ndërkombëtare të Kosovës

Kur liderët e Serbisë në takime në Bruksel ankohen se “BE-ja po i mbështet shqiptarët e Kosovës dhe Pavarësinë”, si argument se...

Flaka Surroi

Flaka Surroi

Muret që i ngremë vetë

Muri ra me të pestin. Krejt u “gëzuan”. Shumë u veturuan. U fotografuan para bagerit – sepse Muri i Berlinit kishte rënë pa ...

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

ec me kohën...