Njohja e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet mbi këtë marrëveshje

23 Nëntor 2016 - 10:35 - Alisa Hasani      

Që nga paslufta sloganet më të shpeshta politike kanë qenë ato të cilat kanë promovuar dhe premtuar të ardhmen evropiane të Kosovës. Partitë politike u kanë kërkuar vota qytetarëve duke premtuar afrimin e Kosovës nëEvropë, dhe liberalizim të vizave.

Pavarësisht se ku qëndron Kosova dhe sa koha do t’i marr Kosovës deri nëanëtarësim në Bashkim Evropian, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit paraqet raportet e para kontraktuale nëmes të BE-së dhe Kosovës,si dhe e avancon pozitën e Kosovës në raport me BE-në.Kosova është ndër vendet e para në rajon qëvetëm një vit pas nënshkrimit të MSA-së, kjo e fundit ka hyrë në fuqi. Mirëpo, pavarësisht kësaj,pengesat politike brenda BE-së, veçanërisht mosnjohja e shtetit të Kosovës nga pesë vende anëtare, po e mbajnë Kosovën larg fillimit të procesit formal për anëtarësim në BE.Për dallim nga Kosova, Serbia mori statusin kandidat në vitin 2012, dhe vetëm në vitin 2013 MSA-ja hyri në fuqi, anipse Serbia e kishte nënshkruar këtë Marrëveshje në vitin 2008. Pra, për nga rëndësia MSA për Kosovën është e madhe, mirëpo nuk ka asnjëgaranci që kjo siguron hapa tëmëtejmë në rrugën e Kosovës drejt Evropës.

Evropa ështëpremtuar shumë nga elitat politike, e aspiruar shumë nga qytetarët. Në gjetjet e fundit tëhulumtimit mbi MSA-në, kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike-PIPS, rezulton se93% të qytetarëve mendojnë që Kosova duhet t’i bashkohet familjes së Bashkimit Evropian; megjithatëqytetarët kanë shumë pak njohuri mbi atë se çka në të vërtetë përmban MSA-ja. Rreth 10% të qytetarëve nuk kanë dëgjuar fare për MSA-në; mbi 70% janë deklaruar së dinë pak për MSA-në, dhe vetëm 3% janë deklaruar që kanë njohuri të plota për MSA-në. Por sa në tëvërtetë kanë njohuri qytetarët pavarësisht deklarimeve të tyre? Hulumtimi i PIPS-it tregon që mesatarisht qytetarët dinë më pak se 50% mbi përmbajtën e MSA-së. Duke qenë se MSA në një formë përshkon të ardhmen e Kosovës, dhe se nga ajo rrjedhin obligime të cilat duhet të arrihen dhe gjithashtu të drejta, njohuritë mbi të nga qytetarët janë të domosdoshme. Zbatimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociim është një proces teknik që kërkon shumë punënga institucionet e vendit, por qëavancon rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe shërben si një përgatitje e “infrastrukturës” në shumë fusha të integrimit, si: sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, përafrimi i legjislacionit së Kosovës me atë të BE-së, dhe, në përgjithësi, zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

MSA-ja në esencë nënkupton një përafrim politik, ekonomik dhe ligjor me BE-në. Në të gjitha fushat e përfshira nga MSA-ja, Kosova duhet të ndërmarr një sërë reformash. Ndërkaq, vetëm 12% e qytetarëve besojnë që Kosova i ka kapacitetet e duhura për implementimin e reformave tëkërkuara më ketëmarrëveshje. Besimi që Kosova nuk i ka kapacitet e duhura për implementimin e MSA-së buron nga pakënaqësia e lartë ekonomike dhe politike, ku mbi 60% e qytetarëve janë shprehur thellë të pakënaqur me gjendjen ekonomike dhe politike në vend.Të dyja këto janë të larta mbi 60%. Marrëpunën e deritanishme të institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së, perceptimet e qytetarëve nuk janë krejt pa vend. Qeveria e Kosovës në mars të këtij viti ka nënshkruar Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së. Në këtë plan që përmban qindra objektiva dhe implementimi i të cilave shtrihet në Ministri tëndryshme, ështëzbatuar për vetëm 27%. Pra, qindra objektiva mbeten për t’u realizuar deri në fund të këtij viti, gjë që nuk është shume realiste.

Duke u nisur nga kjo shihet qëedhe pse Bashkimi Evropian paraqet një ndër synimet më të mëdha kur bëhet fjalë për tëardhmene Kosovës, zbatimi i MSA-së ende nuk është vendosur si prioritet nga institucionet e Kosovës.

Normalisht, në një Evropë tëëndërruar kaq shumë, dhe më një shifër shumë të lartë (93%) të qytetarëve të cilët mendojnë që Kosova duhet tëjetë pjesë e BE-së, perceptimet për përfitimet nga ky bashkim duhet të ishin pozitive. Mirëpo, rezultatet e hulumtimit tregojnë qëvetëm 37% të qytetarëve besojnë që Kosova do të përfitojë ekonomikisht nga kjo marrëveshje, dhe vetëm 21% të qytetarëve besojnë që Kosova do tëpërfitojë politikisht nga MSA-ja.Qytetarët besojnë që arsyet kryesore që e pengojnëKosovën në implementimin e MSA-së janë: sundimi i ligjit, korrupsioni i lartë dhe situata aktuale politike në vend.

Ndonëse është ende shumëherët dhe Kosovën e pret një rrugëtim i gjatëderi në zbatimin e plotë tëkësaj marrëveshjeje – besohet diku dhjetë vite, e ndoshta më shumë –do të kërkohet më shumë punë nga qeveria në implementim, në mënyrë që kjo të mos mbetet vetëm një dokument me rëndësi në letër. Po ashtu duhet punuar më intensivisht në informim të qytetarëve rreth kësaj marrëveshjeje, dhe në qartësimin e saktë se cilat janë obligimet dhe të drejtat e tyre dheçka përfitojnë ata më ketë marrëveshje. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit kërkon një angazhim të përbashkët qeveritare dhe qytetare për shtyrë përpara reformat që dalin nga MSA-ja.

*Autorja është kordinatore e projektit per MSA nëInstitutin e Prishtinës Për Studime Politike

*Ky editorial është shkruar në kuadër të Projektit të Promovimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociim dhe fillimi i debatit publik rreth të Ardhmes Evropiane të Kosovës, implementuar nga Instituti i Prishtinës Për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe financuar nga ambasada e Mbretërisë Holandeze në Kosovë.
 

comments powered by Disqus

Vështrime tjera

Enver Robelli

Enver Robelli

Muret

A do t’ia shesin serbët Donald Trumpit murin e Mitrovicës? A është dizajnuar ende flamuri i Bashkësisë së Komunave Serbe? Muri, n...

Augustin Palokaj

Augustin Palokaj

Rastet e humbura për njohje ndërkombëtare të Kosovës

Kur liderët e Serbisë në takime në Bruksel ankohen se “BE-ja po i mbështet shqiptarët e Kosovës dhe Pavarësinë”, si argument se...

Flaka Surroi

Flaka Surroi

Muret që i ngremë vetë

Muri ra me të pestin. Krejt u “gëzuan”. Shumë u veturuan. U fotografuan para bagerit – sepse Muri i Berlinit kishte rënë pa ...

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

ec me kohën...