Arrestohen dy persona për plaçkitjet e armatosura

16 Shkurt 2017 - 17:52      

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy të dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë.

Personat e arrestuar, dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura, që janë raportuar gjatë dy muajve të fundit në markete dhe barnatore, ku përveç që kanë arritur të marrin shuma të ndryshme parash, të njëjtit kanë shtënë edhe me armë zjarri pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve ku policia ka arritur të gjej dhe sekuestroj gjësende (doreza, maska etj.) si prova materiale për dokumentimin e veprave të cilat po hetohen.

Personat e dyshuar janë R.H , 17 vjeç dhe B.C, 15 vjeç. Pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në Gjykatën kompetente ku edhe u është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...