Dy nga autorët e grabitjes në Rinas, ish-komandantë në Afganistan

14 Shkurt 2017 - 18:38      

Pesë ditë pas grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, Policia e Shtetit ka vënë në pranga 4 prej autorëve të dyshuar, pas një operacioni masiv, ku u përfshinë edhe forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Të arrestuarit kanë pranuar para hetuesve dy grabitjet e tjera, pranë Rinasit dhe në autostradë, në datat 9 shkurt 2014 dhe 3 dhjetor 2015. Dy nga autorët e grabitjes janë ish-komando që kanë kryer mision në Afganistan. Të arrestuarve u është gjetur edhe një pjesë e parave të grabitura, transmeotn tch.

Gjithsesi, policia nuk ka mundur të arrestojë dy prej autorëve të grabitjes, që konsiderohen dhe si kryesorët. Personat e arrestuar janë: Fatjon Gjyliu, 33 vjeç, ish-punonjës i kompanisë së sigurisë “Rogat”, Neim Avdulaj, ish-ushtar operacional në Zall-Herr, Dition Memlika, 31-vjeç, ish-efektiv i forcave ushtarake dhe Ernest Kupa. Janë shpallur në kërkim M.A. dhe Ç.A.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha përpara mediave se policia po tregon që është çdo ditë në shërbim të qytetarëve: “Kjo është një ditë si gjithë të tjerat për Policinë e Shtetit, ku përtej sulmeve ndaj saj, ka arritur që t’i tregojë qytetarëve se është në shërbimin e tyre. Ju pata thënë që të bënit durim dhe kisha të drejtë. Falenderoj dhe qytetarët për besimin te policia, por edhe ata që me mosbesimin e tyre na kanë nxitur të punojmë më mirë”.

Ngjarja ndodhi të enjten e 9 shkurtit, ku automjeti që transportonte lekët drejt aeroportit të Rinasit u grabit nga të paktën 6 grabitës.

Aktualisht janë arrestuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës, grupi shoqërues i parave të një kompanie private sigurimi dhe drejtori teknik i saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...