Në Pejë konfiskohet arsenal armësh

13 Shkurt 2017 - 16:41      

Njësitet policore në nivelin e Stacionit policor Pejë, duke përfshirë edhe dy nënstacione policore gjatë periudhës kohore nga data 01.01.2017, e deri më datë 12.02.2017, nga ana e zyrtarëve policorë gjatë aktiviteteve policore, janë konfiskuar armë dhe municione të ndryshme të mbajtura nga të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas PK-së, armët dhe municionet e konfiskuara janë: 21 armë dhe 140 fishekë të llojeve e kalibrave të ndryshëm. Nga këto janë 11 armë të gjata dhe 10 pistoleta.

“Në koordinim me Njësitin e karabinierëve në kuadër të KFOR-it, të cilët kanë hasur në persona të dyshuar dhe lidhur me ketë menjëherë kanë njoftuar PK-në, me ç’rast është vepruar menjëherë dhe vetëm më datë 11 dhe 12 shkurt 2017 gjatë një operacioni të nevojshëm policor të cilin e kanë ndërmarrë njësitet policore të SP Pejë të koordinuar me prokurorin e shtetit, janë realizuar bastisjet në tetë (8) lokacione, me ç’rast janë konfiskuar shtatë (7) armë të gjata,prej tyre 2 pistoleta dhe 41 fishekë të llojeve të ndryshme”, thekson Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve janë iniciuar raste ‘mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’, konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Vlen të cekim se armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët. Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e të shtënave me armë zjarri”, potencon Policia. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...