12 Shkurt 2017 - 15:39
Një makinë e tipit Golf 4 ka dalë nga rruga.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ishte një vetaksident, me ç’rast janë lënduar tre persona, të cilët kanë janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 14:50 në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në Lebanë ka ndodhur një vetaksident trafiku she si pasojë tre persona janë lënduar, dhe më pas janë dërguar në QKUK. Njësitë policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, për Koha.net.
Hoxha më tutje ka thënë se Polica është duke hetuar rastin për të identifikuar shkaqet e aksidentit.
Një lexuese e Koha.net ka dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...