Foto: Koha / ilustrim

Aksident trafiku me gjashtë të lënduar në Kçiq të Madh

11 Shkurt 2017 - 11:03      

Në fshatin Kçiq i Madh, Mitrovicë, dje në orën 15:20, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësor.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar, derisa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur këmbësorin -viktimën mashkull K-Shqiptar dhe më pas ka humbur drejtimin dhe ka goditur dhe dy automjete të cilat ishin të parkuara jashtë rruge”, thotë Policia e Kosovës, raporton Koha.net.

Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar viktima-këmbësori, i dyshuari dhe katër persona tjerë-pasagjerë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...