Foto: Ilustrim

Dy familje nga Kosova aksidentohen në Austri – 7 të lënduar

9 Janar 2017 - 20:10      

Dy familje shqiptare, që po ktheheshin në Gjermani pas pushimeve të fundvitit që i kaluan në Kosovë, kanë pësuar një aksident komunikacioni në një autostradë në Salzburg, Austri.

Aksidenti, sipas policisë gjermane, raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12.50.

APA raporton se dy veturat, derisa po e ndërronin shiritin e autostradës, nga ana e djathtë në të majtën, janë penguar nga një kamion dhe më pas janë përplasur me njëra-tjetrën, transmeton Koha.net.

Shoferët e dy veturave janë të moshave 42, respektivisht 22 vjeç, ndërsa të lënduar mbetën 7 persona, të gjithë nga një familje, të cilët u dërguan në Landeskrankenhaus nga Kryqi i Kuq.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...