Carlos Santana: Beyonce është e bukur të shikohet, por nuk është këngëtare

15 Shkurt 2017 - 17:33      

Adele ishte përlotur kur kishte pranuar çmimin “Albumi i Vitit” në Grammy Awards, dhe me këtë rast kishte thënë se çmimi meritonte të shkonte për Beyoncen.

Por, Carlos Santana ka thënë se pajtohet plotësisht me këtë vendim të jurisë, pasi sipas tij Adele është këngëtare shumë më e mirë se Beyonce, transmeton Koha.net.

Santana, që ka fituar 10 Grammy Awards, gjithashtu ka thënë se Beyonce është më shumë modele se këngëtare.

“Mendoj se Adele fitoi sepse ajo mund të këndojë. Me gjithë respektin për motrën tonë Beyonce. Ajo është shumë e bukur për ta parë, dhe është më tepër si një modele në muzikë, por ajo nuk është këngëtare, me gjithë respektin për të”, është shprehur ai për Australian Associated Press

Carlos më vonë kishte shkruar në Facebook se komentet e tij nuk kishin për qëllim të ofendonin Beyoncen, por që të uronte Adelen për një natë të jashtëzakonshme në Grammies.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...