Malia Obama, shembulli më i mirë për adoleshentët

12 Shkurt 2017 - 20:41      

Malia Obama, vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po bëhet shembull për veshjen e saj.

Gazetarët kanë vënë re se asaj po i pëlqen stili i yllit Rihanna.

Por Malia po e vesh atë stil brenda “kufijve” të moshës së saj, shkruan sot Koha Ditore. Gazetarja e revistës prestigjioze të modës “Vogue”, Maria Ward, ka thënë se Malia çdo ditë e më shumë po bëhet një shembull për vajzat adoleshente. Sipas saj, Malia po e përshtat shumë mirë veshjen e saj me moshën.

Kur bëhet fjalë për stilin e rrugës, efekti i yllit Rihanna vihet re pothuajse gjithkund. Së fundmi është vënë re tek gardëroba e yllit dhe aktiviste për të drejtat e femrave, Lena Dunham. Lena kishte mbathur një palë çizme të markës “Puma” të dizajnuara nga Rihanna... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...