Bebe Rexha pjesë e koncertit kundër ndalimit të imigrimit më 3 prill

10 Shkurt 2017 - 09:32      

Politikat e Donald Trumpit, e sidomos nënshkrimi i aktit mbi imigrimin i cili ndalon hyrjen e qytetarëve të 7 shteteve myslimane në Shtete e Bashkuar të Amerikës ka qenë temë edhe e yjeve botërore shqiptarë, ku kësaj radhe ka reaguar edhe këngëtarja 27 vjeçare Bebe Rexha, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha do të jetë pjesë e koncertit “Mirë se vini”, i cili do të mbahet me 3 prill në Los Angeles dhe është si kundër përgjigje ndaj ndalesave të imigrimit. Këngëtarja pjesëmarrjen e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale gjersa ka shtuar së është e nderuar që do të jetë pjesë e këtij koncerti.

Të gjitha të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë për organizatën jo-qeveritare “American Civil Liberties Union”, misioni i të cilës është që të mbrojë dhe të garantojë respektimin e të drejtave të njerëzve në Amerikë.

Pjesë e këtij koncerti përveç Bebe Rexhës do të jetë edhe Camila Cabello, Daya, Halsey, Imagine Dragons, Incubus, Machine Gun Kelly, Macklemore, Miguel, Mija, Skrillex, Tinashe dhe Zedd.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...